Çiljeta flet për herë të parë pas ndërhyrjes në gjoks

Çiljeta flet për herë të parë pas ndërhyrjes në gjoks

Çiljeta për herë të parë ka folur pas ndërhyrjes në gjoks. Ajo është intervistuar nga  “Gazeta Shqiptare”. Nuk e mohoi që operacioni ishte i dhimbshëm

“Ishte një operacion i dhimbshëm dhe i gjatë. Por unë isha në narkozë dhe nuk është se ndjeva shumë dhimbje. Kisha disa dhimbje pas operacionit dhe pas narkozës, por asgjë e rëndë. Operacioni zgjati 4 orë dhe ndërhyrja ishte vërtet e komplikuar”

Por a po i pëlqen dukja e saj e re?

“Nuk e di nëse publiku do më pëlqejë edhe tani që kam ndryshuar, sepse nuk e kam menduar këtë pjesë. Operacioni im ishte për arsye shëndetësore. Kishte kohë që gjoksi më dëmtonte shpatullën, ndaj vendosa të ndërhyj. Besoj se do të më pëlqejnë më shumë me këtë masë gjoksi”

Shpërndaje në: