Hetimi i fundit: Arafati ishte helmuar nga rivali i tij politik
Komisioni hetimor i formuar nga ana e autoriteteve palestineze ka gjetur se ish-zyrtari Fatah Mohammed Dahlan është përgjegjeës për vdekjen e presidentit palestinez, Jaser Arafat.
Arafati vdiq në fund të vitit 2004 në moshën 75 vjeçare në Francë pas një sëmundjeje të shkurtër.
Shkaku i vdekjes së tij është debatuar shumë me pretendimet se ka qenë një vrasje me helm, transmeton Klan Kosova.



