Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për Punën Vullnetare të të Rinjve

Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për Punën Vullnetare të të Rinjve

Gjatë ceremonisë së mbajtur në Bibliotekën Kombëtare, zëvendësministri Hoti, duke folur për këtë udhëzim i cili nga sot hyn në fuqi, tha se ai është tepër i rëndësishëm ngaqë njeh statutin dhe të drejtat e punës vullnetare të të rinjve, njofton Klan Kosova.

Duke folur për punën vullnetare në Kosovë, zëvendësministri theksoi se Kosova ka traditë në këtë drejtim qysh nga vitet 90’ ku ka dëshmuar praktikë të mirë të vullnetarizmit në fusha të ndryshme, sidomos në arsim.

Hoti tha se bashkë me shoqërinë civile, do të punojnë në hartimin e Draft Ligjit për vullnetarët.

Kurse, Jan Braathu, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, njëherit ambasadori i Norvegjisë në Kosovë mbështeti konceptin e zëvendësministrit Hoti sa i përket vullnetarizmit të hershëm të Kosovës duke e vlerësuar atë si tepër të rëndësishëm.

Ndërkaq, teksa foli për Udhëzimin Administrativ, Braathu tha se kjo ngjarje është gjithashtu një mundësi për OSBE-në për të ri-afirmuar interesin e saj të fortë për vazhdimin e punës në fushën e vullnetarizmit rinor.

Braathu u shpreh se OSBE-ja do të mbetet e angazhuar për fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen publike në përgjithësi në Kosovë.

Tutje, James Mugaju, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se kjo platformë kontribuon në një tranzicion më të mirë prej shkollës në punë, dhe bën rritjen e mundësive profesionale për të rinjtë.

Ai tha se mundësitë për vullnetarizëm janë biletë për një jetë më të mirë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në: