Glauk Konjufca me ‘kerr të Kadri Veselit’ në mbledhje të Vetëvendosjes (Foto)
Nëpër disa medie po qarkullon një lajm në të cilin thuhet se kryetari i ri i Kuvendit, z.Glauk Konjufca ka shkuar me veturë zyrtare në mbledhje të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.
Vetëvendosje ka kritikuar vazhdimisht përdorimin e veturave zyrtare nga pushtetet e kaluara, por megjithatë Periskopi nuk sheh gjë të keqe në rastin në fjalë duke qenë se Glauk Konjufca mbetet person zyrtar dhe kryetar kuvendi edhe nëse përdorë veturën që më herët i takonte kryetarit të mëparshëm të Kuvendit, z.Kadri Veseli. Natyrisht titulli i Periskopit është ironik në referencë me këtë lloj të raportimit medial.
Këto pamje janë siguruar nga portali Reporteri i cili megjithatë me hamendësime shkruan “sipas të gjitha gjasave” duke përmendur edhe emrin e nënkryetares, Arbërie Nagavcit.
Kujtojmë se Konjufca në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës u zgjodh kryetar i Kuvendit me 75 vota për.




