Granit Xhaka mezi pret takimin me këtë skuadër

Granit Xhaka mezi pret takimin me këtë skuadër

Kjo ndeshje paraqet një emocion të veçantë për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka, i cili po rikthehet do të ballafaqohet me skuadrën ku e nisi karrierën prej futbollistit, Basel.

“Një udhëtim emocionues për mua drejt Baselit, aty ku morra hapat e para të karrierës”, ka shkruar në Isntagram Xhaka teksa shihet në fotografi krahas Alexis Sanches dhe Mohamed Elnenyt, që ishte pjesë e skuadrës së Baselit, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, mesfushori shqiptar kishte fituar dy herë titullin e kampionit zviceran me Baselin dhe njëherë Kupën.

Kujtojmë se takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘St. Jakob Park’ dhe fillon në ora 20:45.

 

Shpërndaje në: