Formacioni i Shqipërisë kundër Rumanisë

Formacioni i Shqipërisë kundër Rumanisë

 Gianni de Biasi tashmë e ka në kokë formacionin me të cilin do të luajë kundër Rumanisë

Në portë do të jetë si gjithnjë Berisha. Reparti i mbrojtjes do të jetë i njëjti me një pikëpyetje të vogël. Do të kthehet Lorik Cana, apo De Biasi do të mbajë sërish dyshen Ajeti-Mavraj?

Mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Kukelit, i cili për shkak të kartonëve nuk do të luajë ndaj Rumanisë.

Në vend të Kukelit, me shumë mundësi do të aktivizohet Migjen Basha. Ndërkohë, pjesa tjetër do të jetë e njëjtë me atë të sfidës me Francën./tch.

Shpërndaje në: