Paditet KQZ-ja për ndryshime mandatesh të këshilltarëve të Prishtinës
Por, ndryshimi i fundit ka çuar para Prokurorisë Komisionin Qendror Zgjedhor, si organin që ka pranuar dhe i ka bërë të ligjshme këto ndryshime, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga LDK-ja janë ndërruar 4 herë anëtarët e KK-së së kryeqytetit, duke u zëvendësuar me të tjerë, dy herë janë ndërruar anëtarët e partisë që drejton Prishtinën lëvizjen Vetëvendosje, dy herë janë ndërruar edhe anëtarët e partisë tjetër të madhe opozitare-PDK si edhe është ndërruar edhe një anëtar i AKR-së, duke u zëvendësuar me një tjetër anëtar të kësaj partie.
Megjithatë, ndryshimi i fundit i bërë në KK, do ta dërgojë KQZ-në para organeve të drejtësisë, për shkak se VV-ja ka bërë padi, duke e quajtur të paligjshëm pranimin e ndërrimit të Lirjeta Rexhepit me Egzona Podvoricën. Ndërsa, ka pasur kritika se po u bëhet vendi anëtarëve të partive sipas dëshirës.



