Mustafa: Me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes
Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:
Të nderuar miq,
Kjo fotografi nga Kosova është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, nga Revista Time. Edhe pse fotografia paraqet ngjarjet e pakëndshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, e përgëzoj fotografin e talentuar, Armend Nimani, për suksesin e arritur përmes kësaj fotografie.
Përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes.
Urime Armend Nimanit dhe komunitetit të fotografëve e artistëve pamor!




