Xhaka u ‘mbyll gojën’ kritikëve
Kohëve të fundit kanë qarkulluar shumë zëra kritikë ndaj 24-vjeçarit nga Kosova, i cili për disa javë nuk ishte në formën e tij të duhur.
Por, ai e quan si normale këtë, pasi thotë se ka ndryshuar ambient, duke lënë të kuptohet se i duhet kohë për t’u ambientuar.
“Kjo është normale kur vini në një klub dhe shtet të ri”, tha Xhaka.
“Ju duhet të mësoni gjuhën, filozofinë e ekipit, skuadrën dhe trajnerin. Por unë ndjehem shumë i lumtur dhe rehat këtu dhe besoj në potencialin që kam. Në futboll ju duhet vetëm ta zhvilloni veten”, shtoi ai. /Periskopi.com



