Sonte përballen Taulanti dhe Graniti, kush do të fitojë?
Edhe pse gjasat për kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve nuk ekzistojnë për Baselin, kjo skuadër me një rezultat pozitiv do të mund të avanconte drejt Europa Ligës me anë të fitores, gjithnjë nëse Dinamo Zagreb humb nga Paris Saint-Germain, ose barazon.
Javë më parë vëllezërit Xhaka u përballën edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Emirates, ku fitorja u takoi londinezëve.
Vlen të ceket se Taulanti dhe Graniti pritet të nisin lojën nga fillimi në ndeshjen e sotme. /Periskopi.com



