Peja niset për në Bosnjë, por s’e di nëse do të lejohet të hyjë

Peja niset për në Bosnjë, por s’e di nëse do të lejohet të hyjë

Por drejtuesit e ekipit kampion të Kosovës nuk e dinë nëse do të lejohen të hyjnë në territorin e Bosnjës, shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Peja të mërkurën (19:00) duhet të zhvillojë ndeshjen e parë kundër skuadrës Mladost Brçko, në kuadër të “CEV Cup”, shkruan Koha Ditore. Ndeshja do të zhvillohet në Brçko, distrikt i veçantë dhe autonom brenda këtij shteti.

Sekretari i klubit Peja, Visar Alimehaj, ka thënë se klubi nga Bosnja i ka njoftuar se nuk do t’iu lejohet hyrja me autobus me targa të Kosovës. Por ai shton se zgjidhje tjetër nuk ka.

Shpërndaje në: