Ky është futbollisti i cili i tregon Mourinho se çka duhet të bëjë për të mos dështuar

Ky është futbollisti i cili i tregon Mourinho se çka duhet të bëjë për të mos dështuar

Ish ylli i Borussia Dortmundit ka qenë më shpesh në bankën e rezervistëve se sa në fushën e lojës për “Red Devils”.

Por, mbrojtësi i Bayern Munichut beson se Mkhitaryan ka kualitete të padiskutueshme të cilat duhet t’i sheh Mourinho.

“Nëse e lini të luajë, do ta shihni sa i mirë është. Jam 100 për qind i sigurt”, deklaroi Hummels për “Daily Mail”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai është një prej futbollistëve më të mirë me të cilët kam luajtur. Por, nëse nuk luani, nuk mund të shkëlqeni. Është e lehtë, shumë e lehtë”, u shpreh ai.

Shpërndaje në: