Sfida e fundit në grupe, ja llogarit e kualifikimit në 4 grupet e sotme
Grupi A – Kualifikimi është arritur për PSG dhe Arsenalin, që sot do të përcaktojnë vendin e parë dhe të dytë. Në rast barazimi pikësh, PSG do të marrë vendin e parë për shkak të rezultateve në ndeshjet direkte (Renditja: PSG 11 pikë, Arsenal 11, Ludogorets 2, Bazel 2. Sot luajnë: Bazel-Arsenal dhe PSG-Ludogorets).
Grupi B – Për të kaluar në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve, Napolit i duhet të paktën një barazim. Duke fituar sot kundër Benfikës, skuadra e Sarrit do të ishte e para në grup, ndërsa nëse do të marrë vetëm një pikë, renditja finale do të varej nga rezultati i Beshiktashit. Nëse turqit do të fitojnë, Napoli do të kualifikohej, por në vendin e dytë, ndërsa nëse Beshiktashi barazon ose humbet, atëherë Napoli siguron vendin e parë. Në rast të humbjes ndaj Benfikës, ekipi i Sarrit do të ketë nevojë për një humbje të Beshiktashit për t’u kualifikuar në vendin e dytë (Renditja: Napoli dhe Benfika 8 pikë, Beshiktash 7, Dinamo Kiev 2. Sot luajnë: Benfika-Napoli dhe Dinamo Kiev-Beshiktash).
Grupi C – Gjithçka është përcaktuar, Barcelona ka siguruar vendin e parë dhe Mançester Siti të dytin. Edhe nëse Borusia do ta barazonte me pikë Mançesterin, ndeshjet direkte flasin për anglezët (Renditja: Barcelona 12 pikë, Mançester Siti 8, Borussia Munshengladbah 5, Sëlltik 2. Sot luajnë: Siti-Sëlltik dhe Barcelona- Borusia)
Grupi D- Edhe në këtë grup çështja e kualifikimit është e mbyllur, Atletico ka siguruar vendin e parë me 15 pikë, ndërkohë që Bayerni është në vendine dytë me 9 pikë. Sfida e sotme do të luhet vetëm për statistika.



