Zyrtare: Simeone-Inter, lajm i madh
Diego Simeone ka folur në prag të ndeshjes mes Bayern Munich dhe Atletico-s dhe kur është pyetur në lidhje me komentet e djalit të tij Giovanni, ai konfirmoi se do t’i bashkohet zikaltërve:
“Flas shumë me djalin dhe me gruan. Babai im e din se një ditë do të drejtoj Inter-in. Nuk është një gjë e re. Me Javier Zanetti-n flas në telefon dhe nuk kam frikë ta them këtë: një ditë do të kthehem tek Inter sepse kam kujtime të mira me atë ekip”, është shprehur ai.
Simeone ka luajtur me Inter për dy sezone nga 1997 në 1999 duke fituar dhe Kupën UEFA.



