Granit Xhaka flet i emocionuar para përballjes me Taulantin
Fokusi kryesor do të jetë në përballjen e sërishme të dy vëllezërve Xhaka, Taluantit dhe Granitit.
Ndeshja e sotme është e fundit në fazën e grupeve për të dyja skuadrat në fjalë.
Ndërsa, Graniti flet i emocionuar para kësaj përballje.
“Hej Basel, sërish kundër juve luaj. Ndeshja më emocionale për mua është sonte. Të luaj kundër ekipit ku kam lindur si lojtar, në stadiumin ku gjithçka ka filluar dhe e treta herë këtë vit që po luaj kundër vëllait tim më jep një ndjenjë të veçantë”, ka shkruar Graniti. /Periskopi.com



