Konfirmohet se Netflix po përpiqet t’i zë Harryn dhe Meghanin
Netflix është në mesin e kompanive globale që ia ka vënë syrin Dukës dhe Dukeshës së Suseksit pasi ata bënë të ditur planet për një të ardhme të re e private, larg monarkisë por edhe larg mbulesës financiare që siguronte ajo.
Disa orë pasi Buckingham Palace-i njoftoi se Harry dhe Meghani nuk do ta përfaqësonin më zyrtarisht Mbretëreshën, shefi i gjigantit Netflix, Ted Sarandos, tha se të punonte me çiftin “Kush s’do të ishte i interesuar? Po, natyrisht.”
Pak më herët edhe ish çifti i parë i ShBA-ve, Barack dhe Michelle Obama ishin pajtuar për një marrëveshje me Netflixin për të bërë projekte televizive e filmike, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Çifti do të kalojë shumicën e kohës së tyre në Kanada, me Harryn që pritet t’i bashkohet Meghanit dhe djalit të tyre Archiet më vonë gjatë kësaj jave.
Dilema më e madhe mbetet se si do të vendos të jetojë çifti në fjalë.
Babai i Meghan Markle-it, Thomas Markle ka qenë shumë kritik për vendimin duke thënë se çifti ishte në rrezik të “kthehej në shpirtra të humbur”. /Periskopi



