Misterioze: Agim Bahtiri më i mirë në drejtshkrim se Albin Kurti, 10 statuse e asnjë gabim (Foto)
Edhe pse kryetar i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri vazhdon të mbetet një ndër figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje në kohët e fundit me paraqitjet e tij televizive por edhe me statuset e tij.
Periskopi dje përgatiti një artikull ku shfaqte të paktën 137 gabimet drejtshkrimore të shkencëtarit dhe deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, z.Jahja Koka. Por, ky artikull do të ketë natyrë krejtësisht tjetër pasi që tregon saktësisht të kundërtën: mungesën e plotë të gabimeve drejtshkrimor nga z.Agim Bahtiri.
Nëpër debate televizive e folura e z.Bahtiri nuk është aq e qartë, përkundrazi, është shumë konfuze. Shumica e fjalëve të përdorura nga Bahtiri nuk thuhen në mënyrë të drejtë as sipas standardit të gjuhës por as sipas dialektit gegë, shkruan Periskopi.
Për më tepër, gjatë të folurit, Bahtiri ka probleme të theksuara edhe në strukturimin e fjalive, ose thënë popullorçe, në bërjen bashkë të fjalëve në mënyrë të kuptimshme.
Por, për z.Bahtiri nuk mund të thuhet asnjë fjalë negative sa i përket drejtshkrimit në Facebook. Për dallim nga kolegu i tij shkencëtar, z.Kokaj, në 10 statuset e fundit që i kontrolloi Periskopi, ai nuk kishte bërë as edhe një gabim të vetëm drejtshkrimor.
Duket se kryetari i Mitrovicës së Jugut ka një talent të jashtëzakonshëm në të shkruar.
Ai madje qëndron më mirë edhe se lideri i partisë, z.Kurti, sa i përket mungesës së gabimeve drejtshkrimore dhe rrjedhshmërisë së fjalive. Kurti në dy statuset e fundit i ka bërë dy gabime të vogla e që mund të jenë thjesht shkarje teknike.
Më poshtë keni dy gabimet e Kurtit ndërkohë për të parë mungesën e gabimeve të Bahtirit futuni te profili i tij në Facebook./Periskopi





