Çfarë po ndodh me estradën? Në mes të këtij të ftohti ‘ia mësyjnë” Antalyias në Turqi

Çfarë po ndodh me estradën? Në mes të këtij të ftohti ‘ia mësyjnë” Antalyias në Turqi

Në rrjetet sociale kemi patur mundësinë të shohim shumë këngëtarë, të cilët këto ditë ndodhen në Antalya të Turqisë.

 Zaimina Vasjari, Big Mama, Morena Taraku, Robert Berisha, Gjiko, Meda, Albatrit Muçiqi, Genc Prelvukaj, Shkurte Gashi, Mimoza Shkodra janë vetëm disa nga emrat të cilët ndodhen atje.

Këta këngëtarë ndodhen në Turqi për shkak të realizimi të programit “Op Labi Party” që transmetohet me datë 1 janar, dhe këtë vit është menduar që gjithçka të xhirohet në ambientin detar.

Se si do të jetë vazhdimësia e këtij programi mbetet të shihet në javët në vazhdim.

Shpërndaje në: