Kuqezinjtë “pushtojnë” Lionin para ndeshjes me Rumaninë
Përballja e mbrëmjes së sotme ndaj Rumanisë do të jetë e treta për nga radha, por jo për nga rëndësia për tifozët kuqezinj.
Tifozët shqiptarë kanë pushtuar prej mbrëmjes së djeshme rrugët e qytetit të Lionit, për të përkrahur kombëtaren në sfidën e tretë dhe vendimtare të “Euro 2016”-s.
Gjatë orëve të mbrëmjes tifozë të shumtë kanë kënduar këngë patriotike duke ndezur atmosferën në qytet.
Ende nuk dihet numri i saktë i tifozëve që do të jenë sot të pranishëm në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”, por me gjasë atmosfera do të jetë e ngjashme me dy ndeshjet e para.



