Barcelona poker ndaj Borussia Monchengladbach (Video)
Barcelona filloi takimin në mënyrën më të mirë duke shënuar golin e parë qysh në minutën e 16’ me anë të kapitenit të tyre Lionel Messi, i cili shënoi golin e dhjetë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi, Fc Barcelona
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal të katalunasve edhe pse kishte raste për të dyfishuar.
Skuadra e Luis Enriques ashtu si e filloi pjesën e parë e filloi edhe të dytën vetëm pas pesë minuta lojë shënuan goli e dytë përmes turkut Arda Turan.

Arda Turan, Fc Barcelona
Turan shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën në minutën e 53’ pas një asistimi të Denis Suarez.
Mesfushori turk e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 67’ për rezultatin 4-0.
Barcelona pas kësaj fitore e fiton grupin C si lidere me 15 pikë me vetëm një humbjë ndërsa Borussia Monchengladbach do të vazhdojë në Europa Ligë pasi përfundoi në pozitën e tretë me pesë pikë. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=uvBU2AhRREI



