Guardiola i lumtur me kalimin e grupeve
Manchester City nuk arriti më shumë se një barazim me Celtic në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” mbyllën fazën e grupeve në pozitën e dytë të Grupit C pas Barcelonës, me barazimin në xhiron e fundit 1 me 1 ndaj Celticut.
“Jam shumë i lumtur që jemi kualifikuar nga një grup shumë i vështirë. Duhet të fitojmë respektin në këtë garë dhe po e presim shortin”, ka thënë ai pas takimit. /Periskopi/



