Peja nuk lejohet të hyjë në Bosnje

Peja nuk lejohet të hyjë në Bosnje

Ekspedita e klubit pejan të hënën mbrëma u nis drejt Bosnjës, por është kthyer prapa, pasi ka mbërritur në kufirin e Malit të Zi me Bosnjën, shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Arsye për këtë refuzim të hyrjes në Bosnjë ishte mungesa e vizave. Po ashtu, autobusi ishte me targa të Kosovës, që Bosnja nuk i njeh.

Peja të mërkurën (sot, 19:00) është dashur të zhvillojë ndeshjen e parë kundër skuadrës Mladost nga Brçko në kuadër të “CEV Cup”, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi se kur dhe ku do të luhet kjo ndeshje dhe ajo kthyese ende nuk është marrë nga Konfederata Evropiane e Volejbollit, e cila është njoftuar menjëherë për problematikën, si nga klubi Peja, ashtu edhe nga ai Mladost.

Shpërndaje në: