Arsenali falënderon këtë skuadër, por pse?
Këtë, londinezët e arritën pas fitores së thellë ndaj Baselit mbrëmë, ndeshje kjo e cila përfundoi 1:4.
Por, gjithçka varej nga ndeshja Paris Saint-Germain-Ludogorets, pasi parisienët ishin të parët në grup për shkak se kishin rezultat më të favorshëm në përballjet me ‘topçinjtë’, me të cilët kishin numër të njëjtë pikësh.
Por, bullgarët arritën ta ndalnin gjigandin francez, me të cilët barazuan si mysafir 2:2.
Prandaj, klubi i Arsenalit ka falënderuar Ludogoretsin për këtë ndihmë.
“18 gola, 14 pikë, asnjë humbje… Oh dhe faleminderit për ndihmën e dhënë, Ludogorets”, thuhet në postimin e Arsenalit. /Periskopi.com



