200 milionë funte për Messin
Këtë, ai e thotë në mënyrë indirekte, pasi deklaron se argjentinasi mund të shkëlqejë edhe në katër sezonet e ardhshme, ku shton se për çdo vit ia vlen të paguhen nga 50 milionë funte për një lojtar që shënon minimum 30 gola në sezon.
“Ai është garancia e shënimit të së paku 30 golave në sezon. Ai do të kishte poashtu një ndikim të madh në Angli dhe në garat europiane”, deklaroi Courbis.
“Messi ka ende tre ose katër sezone të mira para tij. Për Manchester Cityn nuk është asgjë që për të të shpenzojë 50 milionë euro në vit”, shtoi ai.
Messi është përfolur për një largim të mundshëm nga gjigandi katalunas, pasi nuk po gjen gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës. /Periskopi.com



