Haradinaj e përfundon mandatin në një dasmë
Sot në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar qeverinë e rë, atë të Albin Kurtit.
E kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ditën e tij të fundit me këtë pozitë e ka mbyllur me një aheng familjar.
Përmes një fotografie të publikuar në Facebook-un e tij, Haradinaj ka uruar çiftin në dasmën e të cilit ka marrë pjesë.
“Në ahengun e familjes së Mujan Beqirit, për t’i shprehur urimet më të përzemërta me rastin e martesës të djalit të tij Fitimit me Majlindën”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka kritikuar marrëveshjen për koalicion në mes LV-së dhe LDK-së duke thënë se u zyrtarizua me vonesë. Ai ka thënë se partitë janë treguar edhe pasinqerta rreth planeve për numrin e ministrive. Ai ka bërë të ditur se deputetët e AAK-së nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti. /Periskopi/





