“Ogurziu”: Për pak orë, Konjufcës i ndodhi një incident me ‘allti’ e një tjetër me karrige (Video)
Pardje Periskopi tregoi se si shkencëtarët kishin treguar që universi në fakt mund të ishte i ndërgjegjshëm në një artikull të përkthyer nga mediat ndërkombëtare. Por, provat për një gjë të tillë na erdhën mbrëmë dhe sot në mëngjes.
Duket që universi nuk e ka përjetuar mirë ‘djegien’ që i bëri Vetëvendosje njeriut të saj të dytë më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit duke e detyruar që të dorëhiqej nga pozita e të parit të Kuvendit për t’i lëshuar vendin znj.Vjosa Osmani në mënyrë që të arrihej marrëveshje.

Mbrëmë z.Konjufca ishte i ftuar në emisionin Pressing, bashkë me dy analistë dhe dy moderatorë të këtij emisioni, shkruan Periskopi.
Derisa po shpjegonte se si në fakt ai kishte kërkuar të dorëhiqej që të mos e lejonte krijimin e një qeverie të pakicës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, një analisti i ra stilolapsi në tokë duke shkaktuar një zhurmë goxha të madhe.
Kjo e frikësoi paksa z.Konjufca, i cili me veprim instinktiv deshi të çohej e të merrte atë gjë që kishte rënë në dysheme por u ndal nga të pranishmit, shkruan Periskopi.
Duke dashur ta qetësonte, paksa me tallje, njëri nga moderatorët tha “kurrgjë s’o’, alltia i ra.”
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/514328209207402/
Por, duket se këto shqetësime nga universi nuk po kanë të ndalur për Konjufcën.
Derisa po pranonte detyrën si ministër i Punëve të Jashtme nga z.Behgjet Pacolli, Konjufcën e lëshoi karriga në të cilën ishte ulur duke rënë për disa centimetra më poshtë.
Si duket, pozicioni që universi e kishte kërkuar për të pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku i mori mbi 70 mijë vota nuk ishte ai i vartësit të Kurtit, por kryetar Kuvendi dhe kryetar i Vetëvendosjes.
Karriga qeveritare – duket sikur tha karriga – nuk është për Konjufcën.
Kujtojmë se pozitën e kryetarit të Vetëvendosjes do ta mbajë Albin Kurti, edhe pse një pikë e statutit të partisë i kërkonte dorëheqjen. /Periskopi



