Zëri i popullit: Qytetari thotë që PDK-ja e montoi rastin që Konjufcën ta lëshonte karrigia

Zëri i popullit: Qytetari thotë që PDK-ja e montoi rastin që Konjufcën ta lëshonte karrigia

Derisa po pranonte detyrën si ministër i Punëve të Jashtme nga Behgjet Pacolli, Glauk Konjufca u përball me një moment të sikletshëm pasi e lëshoi për disa centimetra karrigia në të cilën ishte ulur. 

Kjo bëri që të shpërthenin të qeshurat në sallë, me vetë Konjufcën që e mori me sportivitet rastin.

Por, një komentues i Periskopit ka bërë një akuzë ndaj PDK-së edhe për rastin në fjalë. Sipas tij, ishte pikërisht PDK-ja ajo që montoi rastin që Konjufcën ta lëshonte karrigia qeveritare.

“E kanë montuata pisat e PDK-së, këta të VV-së duhet të jenë vigjilentë se gjithçka mund t’ju ndodh!” – shkruan ai.

Kujtojmë që z.Konjufca dje dha dorëheqje si kryetar Kuvendi për t’u emëruar si ministër i Punëve të Jashtme nga Albin Kurti që do të jetë drejtues i qeverisë.

Ai në zgjedhjet e 6 tetorit i kishte marrë mbi 75 mijë vota. /Periskopi

Shpërndaje në: