Mourinho: Duam të fitojmë titullin

Mourinho: Duam të fitojmë titullin

‘Djajët e kuq’ do të përballen neser me Zorya Luhanskin në kuadër të Europa Ligës, ku  skuadrës së Mourinhos i duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar në 32 ekipet më të mira.

Mourinho ka treguar edhe arsyejen se pse ka lënë jashtë disa lojtar dhe poashtu është ankuar edhe në gjendjen e fushës, e cila besohet se është shumë rrëshitshme nga të ftoftit.

“Ndeshja e parë ishte e vështirë për ne, por edhe për Zoryan. Mendoj se nesër do të jetë njëjtë. Vështirë për të dy anët, por e dimë se jemi para një ndeshje vendimtare për ne. Nëse humbin mund të jemi jashtë, dhe nuk duam. Duam të fitojmë titullin”, ka thënë portugezi.

“Lojtarët që nuk i kam thirrur e kam bërë për t’i mbrojtur, pasi gjendja e fushës është shumë e rëndë dhe e rrëshitshme, nuk dua të kem lëndime të reja në skuadër”

Zorya-Manchester United do të zhvillohet nesër mbrëma. /Periskopi/

Shpërndaje në: