Amber: Nuk kam probleme me Kardashianët

Amber: Nuk kam probleme me Kardashianët

Të flasim realitetin. Arsyeja e vetme që këto vajza kanë një karrierë është për shkak se motra e tyre e madhe, pra Kim, ka pasur pakëz argëtim në një video

Modelja Amber Rose insiston se nuk ka kurrfarë konflikti me Kim Kardashian apo klanin Kardashian, edhe përkundër raporteve që e thonë të kundërtën. Javën e kaluar gazeta “The New York Daily News” ka publikuar një artikull në të cilin thuhej se Amber e ka kritikuar tërë familjen Kardashian, duke deklaruar:

“Të flasim realitetin. Arsyeja e vetme që këto vajza kanë një karrierë është për shkak se motra e tyre e madhe, pra Kim, ka pasur pakëz argëtim në një video”. Videoja i është referuar videos seksuale të Kim me ish të dashurin Ray J, i cili kishte rrjedhur në publik më 2007, të njëjtin vit kur seria televizive “Keeping Up with the Kardashians” kishte pasur premierë. Mirëpo, Amber thotë se kurrë nuk e ka bërë një deklaratë të tillën dhe ajo betohet se kjo deklaratë është falsifikuar plotësisht, shkruan ‘Zeri’.

Shpërndaje në: