“Të dua”, “Erdhe si zvarranik në zyrë”: Sami Kurteshi me sytë në tepih humbet në kujtime para presidentit

“Të dua”, “Erdhe si zvarranik në zyrë”: Sami Kurteshi me sytë në tepih humbet në kujtime para presidentit

Në një seancë të një komisioni parlamentar ku po merrej në pyetje presidenti Hashim Thaçi, Sami Kurteshi i Vetëvendosjes ishte munduar të vidhte spektaklin duke u munduar t’i bënte pyetje të mprehta të pranishmit. Ishte çështja e 6 gylenistëve që u deportuan për në Turqi me kërkesën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan.

Por, një gjë e tillë i ishte kthyer bumerang z.Kurteshi. Ish avokati i Popullit duket se me atë spektakël vulosi fatin e tij që të mos ishte më zëri i popullit në Kuvendin e Kosovës.

Ajo seancë që përfundoi në një grindje të shëmtuar me presidentin, duket se nuk iu pëlqeu fare votuesve të Vetëvendosjes që nuk e votuan, shkruan Periskopi.

Madje, pika e Vetëvendosjes në Gjilan nuk e propozoi fare si kandidat për deputet por ai mori një kandidaturë të re nga qendra e kësaj partie.

Presidenti Thaçi i tha atij se “i kishte shkuar si zvarranik në zyre derisa e bëri Avokat të Popullit”.

Për më tepër, në mënyrë ironike ai i tha “të dua”.

Por, ai i shkoi edhe sot në zyrë presidentit Thaçi për t’u betuar se do të kryente me nder detyrën e “anëtarit të KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes”.

Në një fotografi monumentale, shihet z.Kurteshi derisa me çehre të ngrysur e qëndrim të përulur, me sytë në tepihun e presidencës që e tregojnë të futur thellë në mendime, a në kujtime të asaj seance, ai betohet për detyrën e re që është larg më pak e lakmueshme se ajo e deputetit./Periskopi

Shpërndaje në: