Anulohet ndeshja Zorya-Manchester United? (Foto)
Sipas gazetës së përditshme angleze Telegraph ndeshja mund të anulohet shkaku i gjendjes së dobtë të fushës së skuadrës vendase, transmeton Periskopi.com.

Për gjendjen e fushës është ankuar edhe trajneri i Manchester United, Jose Mourinho në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

Jose Mourinho, gjatë konferencës për shtyp
Temperatura besohet se do të jetë minus 7 dhe zyrtarët e UEFA-s janë duke punuar dhe inspektuar se a do të jetë në gjendje fusha për t’u zhvilluar takimi.

Takimi do të zhvillohet nga ora 18:00 por sipas të gjitha gjasave do të shtyhet pasi që fusha është e ngrirë. /Periskopi/



