Ryva Kajtazi dhe anglishtja e saj

Ryva Kajtazi dhe anglishtja e saj

Këngëtarët në shumë raste kanë të bëjnë me gjuhën angleze dhe deshën apo nuk deshën duhet të njohin pak nga gjuha angleze. Dhe në shumë raste ata/ato kanë dëshmuar se e njohin mirë. Por çfarë ndodhi sot me këngëtaren Ryva Kajtazi e cila duket sikur ia “huqi” me fjalën ‘Ready’ duke e shkruar ‘Redy’ ashtu si edhe lexohet, transmeton Indeksonline.

Ka mundësi që Ryva këtë ta ketë gabuar nga shpejtësia e të shkruarit sepse sigurisht ajo njeh gjuhën angleze dhe di si të shkruhet fjala ‘Ready’. Por kjo gjë bije në sy në momentin e parë që shikon videon.

Ndërsa këngëtarja në këtë video ka paralajmëruar se është duke sjellë diçka të re për të gjithë fansat e saj që tash e disa kohë janë duke pritur ndonjë këngë nga ana e saj. Duhet kujtuar se Ryva është edhe një femër biznesi që ka krijuar mirë karrierën e saj.

Shpërndaje në: