Çfarë rikthimi senzacional nga Borussia Dortmund (Video)

Çfarë rikthimi senzacional nga Borussia Dortmund (Video)

Takimi ishte i barabartë deri në minutën e 28′ kur Real Madrid kaloi për herë të parë në epërsi përmes sulmuesit francez Karim Benzema.

untitled

Karim Benzema, pas shënimit të golit të parë

Los Blancos kishte një dominim të lehtë ndaj skuadrës gjermane në pjesë të parë.

Pjesa e dytë filloi ashtu siç përfundoi me një luftë të ashpër në mesfushë nga të dy skuadrat, verdhzinjtë tentuan disa herë të barazojnë rezultatin por nuk ia arritën, përkundrazi pësuan edhe golin e dytë përsëri nga Benzema në minutën e 53′ pasi pranoi një asistim të kolumbianit James Rodriguez.

benzi

Karim Benzema, shënoi përsëri

Rikthmin senzacional të Dortmund e filloi sulmuesi kryesor Pierre Erick-Abuameyang që shënoi në minutën e 61′.

abua

Pierre Erick-Abuameyang, duke festuar golin e parë të Dortmund

Nga kjo minutë skuadra e drejtuar nga Tuchel rriti intesitetin e sulmueve në drejtim të portës së Keylor Navas dhe posedimin e topit e kishte në favor të tyre.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të përfundonte me fitoren e madrilenve u shfaq lojtari kryesor i gjermanve Marco Reus i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 89′.

reus

Marco Reus, duke festuar golin e barazimit

Real Madrid e humbi rastin të përfundojë si lider i grupit pasi që me këtë barazim ka vetëm 12 pikë ndërsa Borussia Dortmund e para me 14 pikë.

ronie

https://www.youtube.com/watch?v=MyZKtuT_8bg

/Periskopi/

Shpërndaje në: