Albin Kurti: Po bëhemi gati ta heqim taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë

Albin Kurti: Po bëhemi gati ta heqim taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe njëherë ka bërë të qartë se tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të hiqet.

Ai thotë se kjo tarifë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Kurti ka thënë se “Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja statusi i plotë:

Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Shpërndaje në: