Një selfie me Cristiano Ronaldon i shkakton probleme Portugalisë

Një selfie me Cristiano Ronaldon i shkakton probleme Portugalisë

UEFA ka filluar një hetim disiplinor ndaj Federatës së Futbollit të Portugalisë (FPF) për shkak të një tifozi i cili ka hyrë në fushë për të realizuar një fotografi selfie me Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes Portugali-Austri, e luajtur në kuadër të grupin F për Kampionatin Evropian të Futbollit (Euro 2016), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga UEFA njoftohet se është nisur një hetim ndaj FPF për shkak të një tifozi i cili ka hyrë në fushë në fund të ndeshjes së luajtur ditën e djeshme mes Portugalisë dhe Austrisë. Një tifoz portugez pas ndeshjes e cila u luajt në Parc des Princes të Parisit dhe që përfundoi 0-0 hyri në fushë dhe pavarësisht prezencës së punonjësve të sigurisë ai u afrua deri tek Cristiano Ronaldo dhe bëri një selfie.

UEFA gjithashtu ka theksuar se edhe ndaj Federatës së Futbollit të Hungarisë si dhe ndaj Federatës së Futbollit të Mbretërisë së Belgjikës ka hapur hetim për shkak të ndezjes së pishtarëve dhe të hedhjes së sendeve në fushë gjatë ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-1 mes Hungarisë dhe Islandës si dhe në ndeshjen Belgjikë-Republika e Irlandës e cila përfundoi me rezultatin 3-0.

 

Shpërndaje në: