Cili kampionat ka më së shumti skuadra në Ligën e Kampionëve

Cili kampionat ka më së shumti skuadra në Ligën e Kampionëve

Nga katër ekipet që përfaqësuan këtë ligë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, të gjitha prej tyre kanë vazhduar në mesin e 16 më të mirëve.

Barcelona, Atletico Madrid, Real Madridi e Sevilla janë ekipet spanjolle që kanë vazhduar tutje.

Premier Liga dhe Bundesliga gjermane kanë nga tri ekipe në fazën e ardhshme.

Arsenali, Manchester City e Leicesteri përfaqësojnë Premier Ligën, ndërsa Bayerni, Leverkuseni dhe Dortmundi Bundesligën.

Serie A italiane ka dy skuadra në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve, Napolin e Juventusin. Nga dy ekipe kanë edhe liga franceze e ajo portugeze. Franca përfaqësohet nga PSG e Monaco, ndërsa Portugalia nga Benfica e Porto.

Shpërndaje në: