“Sporti i rëndë” nga Haradinaj: E qëllon shenjën me hedhje sakice (VIDEO)

“Sporti i rëndë” nga Haradinaj: E qëllon shenjën me hedhje sakice (VIDEO)

Ramush Haradinaj, ish kryeministri i Kosovës, njihet për shkathtësitë e tij fizike dhe ato në sporte luftarake. Në një video të shpërndarë në Facebook, me një sakicë ai gjuan në një tabelë qitjeje dhe arrin të qëllojë në shenjë.

Haradinaj mund të mos ketë shkathtësinë e duhur në të folur dhe në gjuajtjen me fjalë ndaj oponentëve politikë, por shkathtësia në të gjuajtur të sakicës duket të jetë një nga ato “sportet e rënda” të tij.

Në një video të siguruar nga një portal me emrin Syri, ish kryeministri paraqitet në një poligon të qitjes, një herë me një pistoletë e më pas me një sakicë [sëpatë].

Nuk dihet se kur ka ndodhur një veprim i tillë, por në ambientet në fjalë shihet edhe flamuri amerikan që mund të krijojë idenë se ai këtë veprim të përçudshëm e bëri pikërisht gjatë vizitës së fundit në ShBA ku mori pjesë në lutjet e mëngjesit.

Haradinaj në zgjedhjet e fundit arriti që me partinë e tij t’i merrte vetëm pak mbi 11 për qind, rezultat që e bëri që të jepte dorëheqje edhe nga pozita e deputetit të zgjedhur. /Periskopi

Shpërndaje në: