‘Kafeneja jonë’ po përfundon, kjo është arsyeja (Foto)
Ky serial në bashkëpunim me një kompani, solli 11 episoda të reja dhe të martën e ardhshme do të transmetohet episodi i 12 që do jetë edhe i fundit. Këtë gjë e ka bërë faqja zyrtare e këtij seriali në Instagram.
Sipas një njoftimi, seriali po përfundon për shkak se nuk ka sponzorë që t’i paguaj aktorët e Kafenesë.
Njoftimi tutje vazhdon duke treguar se producentët janë në kërkim të sponzorëve të rinj.




