Ministri i PDK-së kandidon për Komitetin Olimpik të Kosovës

Ministri i PDK-së kandidon për Komitetin Olimpik të Kosovës

Hasani e Jeton Beqiri janë të vetëmit që kanë paraqitur kandidaturën për të parin e shtëpisë olimpike kosovare.

Por, si duket gara më e madhe është duke u zhvilluar për pozitat e nënkryetarëve dhe anëtarëve të Bordit ekzekutiv të KOK-ut.

Për katër pozitat e nënkryetarit, që do të zgjidhen me vota të delegatëve, të mërkurën kur edhe ka qenë afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave, janë paraqitur shtatë kandidatë, në mesin e tyre edhe ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Për gjashtë pozitat e anëtarit ekzekutiv të KOK-ut, janë paraqitur 19 kandidatë. /Periskopi/

Shpërndaje në: