Haradinaj për hajgaret me këndimin e tij: S’jemi robotë, kemi emocione e hobi

Haradinaj për hajgaret me këndimin e tij: S’jemi robotë, kemi emocione e hobi

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Rubikon ka folur për kritikat dhe talljet që kishte marrë pasi shpesh shfaqej duke kënduar, transmeton Periskopi.

Haradinaj thotë se e shpreh atë që e ndjen dhe se njerëzit mbi të gjitha nuk janë robotë.

‘’Na jemi njerëz. Edhe në perëndim s’janë njerëzit krejt të kufizuar, s’jemi robot, ka emocione, qejfe, hobi. S’duhet me u fsheh njerëzit. Unë nuk fshehem. I pelqej ata që këndojnë me qifteli.

‘’Ai që këndon, nuk mendon keq’’.

Kujtojmë që kënga më e famshme e kënduar nga Haradinaj është ‘Kah po shkon moj Zanë’/PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: