Cila janë pyetjet që duhet bërë partnerit tuaj dhe kanë të bëjnë me jetën seksuale?
Lojërat janë mënyra më e lehtë për të njohur njëri tjetrin gjatë një lidhje.
Në fillimet e lidhjes tuaj, kur fillojnë bisedat e vona me personin që ju pëlqeni, është gjithmonë zbavitëse të bëni disa pyetje në formë loje, raporton “Metro”.
“A do te doje…?” dhe “A e ke bërë ndonjëherë…?” është loja më e preferuar e qifteve sepse në këtë mënyrë mund të njihni njëri tjetrin më mirë.
Nëse dëshironi të dini më shumë për fantazinë apo dëshirën seksuale të partnerit, këtu keni disa nga pyetjet e ndryshme që mund ti përdorni.
Me sa vajza/djem të tjerë keni fjetur më parë?
Cili është vendi më i çuditshëm që keni bërë seks?
Cila është pjesa më e preferuar e trupit që do të donit të ju prekin?
Kur keni bërë seks për herë të parë?
Cila është pozita e preferuar?
A keni fjetur ndonjëherë me kolegët e punës?
Nëse do të dëshiroje një natë me një yll botëror, cili do të ishte ai/ajo?
A ju pëlqen seksi në dush?
Cili është momenti më i turpshëm që keni bërë seks?
A ju ka ndodhur ndonjëherë të qani apo të fini gjatë seksit?
A preferoni kontaktin me sy?
A pëlqeni të putheni gjatë seksit?
Seks me apo pa drita?
Cila është koha e preferuar gjatë ditës për të bërë seks?
A preferoni që të keni një partner për vetëm një natë apo për afat të gjatë kohor?
Cila është koha më e gjatë që nuk keni bërë seks?
A do të donit/A keni bërë seks në grup?
A ke dërguar ndonjëherë foto i/e zhveshur tek një person tjetër?
A ke lexuar ndonjëherë trillime erotike?
A ndiheni të lodhur pas seksit?
A pëlqeni bisedat ‘dirty’?
A preferoni të keni ju situatën nën kontroll apo partneri?
A do të vishesh për mua në shtrat?
Gjatë seksit preferoni të jeni të zhurmshëm apo të qetë?
Cila është përvoja më e mirë seksuale që keni pasur?



