Shqipëria vendosë për trajnerët e ri

Shqipëria vendosë për trajnerët e ri

Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A, do të zëvendësojë në bankinën e përfaqësueses së 21 vjeçarëve, Redi Jupin.

Ndërsa Erjon Bogdani, që deri në këtë moment ka qenë në rolin e asistentit të Gianni De Biasit, do të zëvendësojë në stolin e U19, Arjan Bellain, transmeton tch.

Bushi dhe Bogdani do të nënshkruajnë kontrata një sezonale për kualifikueset që do të luhen për Evropianët e vitit 2019 për të dyja këto kategori moshash.

Prezantimi i Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit si trajnerët e Kombëtares U21 dhe U19, me shumë mundësi do të bëhet ditën e premte.

Shpërndaje në: