Ylli i ri i Manchester City ka kërkuar këtë numbër ta ketë në fanelë
Por ai nuk do të vijë në Ishull i vetëm.
Ylli nga Amerika e jugut ka zbuluar se ai do të sjellë në Angli disa prej pjestarëve të familjes së tij.
Jesus, i cili ka lindur në Sao Paulo, ka thënë se po të mundte, do t’a sillte të gjithë lagjen e tij në Premier League, transmeton Sportali.net.
“Do të shkoj me nënën time, vëllanë dhe po i marr edhe dy shokë që janë gjithmonë me mua, që kanë luajtur futboll me mua prej kur kam qenë i vogël. Shpresoj që ata të më ndihmojnë shumë këtu,” ka thënë Jesus.
Ai kishte bartur fanellën me numrin 33 te Palmeiras dhe ka zbuluar se i ka thënë Cityt se dëshiron të njejtin numër kur të vijë në “Etihad”.
Ai shtoi: “U kam thënë atyre është e vështirë pa numrin 33. E dua atë numër sepse e kam përdorur që prej kur jam promovuar te Palmeiras.”



