De Biasi ka zbuluar lojën që do të bëjë Shqipëria për ndeshjen me Rumaninë
Gianni De Biasi ka zbuluar lojën që do të bëjë Shqipëria për ndeshjen me Rumaninë.
Para ndeshjes së madhe me Rumaninë, De Biasi ka thënë se do të vazhdojë me lojën defanzive, me shpresën se kombëtarja do të shënojë së paku një gol.
Pas dy humbjeve, fitorja me Rumaninë në ndeshjen e fundit të grupit A do t’i dhuronte Shqipërisë shansin që të përfundojë si një nga ekipet më të mira të vendit të tretë, dhe të kualifikohet për fazën e eliminimit direkt. Barazimi apo humbja do të thotë eliminim nga EURO 2016.
“Kjo do të jetë një ndeshje për jetë a vdekje”, tha De Biasi. “Duhet të jemi të përqëndruar në maksimum, në veçanti në anën defanzive”, shtoi tekniku italian.
De Biasi më tej tha se beson që Shqipëria e ka nderuar këtë kampionat, pasi ka luajtur me vendosmëri ndaj Francës deri në 50 sekondat e fundit kur francezët shënuan dy gola.
“Kam folur me lojtarët e mi dhe u kam thënë atyre se nëse dëshirojnë kualifikimin, duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kemi”, ka përfunduar De Biasi.
Rumania dhe Shqipëria do të përballen me fillim nga ora 21.00 në Stade de Lyon. /Gazeta Blic/



