Shqipëria pushton mediat me renome ndërkombëtare

Shqipëria pushton mediat me renome ndërkombëtare

Mediat me renome ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë fitores së kombëtares shqiptare kundër Rumanisë, e sërish ka lënë vend edhe për tifozët e “çmendur” të kombëtares.

Kësisoj, britanikja BBC ka shkruar se “adhuruesit shqiptarë, ndër më pasionantët në evropian, me të drejtë mburren me Kombëtaren e tyre”.

Për pasionin ka folur edhe mediumi sportiv, Goal.com.

“Pasioni ndihmonë Shqipërinë të tejkalojë Rumaninë”.

Reuters ka thënë se “sikurse në dy ndeshjet e para, ekipi i Shqipërisë ishte i diciplinuar, mirë i organizuar dhe me lojë të bukur”.

“The Guardian” ka thënë se “ekipi i Shqipërisë që bëri historinë, është bërë tashmë simbol uniteti i shqiptarëve”.

“Goli iArmando Sadikut i jep shpresë Shqipërisë dhe çon Rumaninë në Shtëpi”, ka shkruar tabloidi Daily Mail.

Kanë raportuar edhe mediat italiane, që fitoren e kanë lidhur me timonierin Gianni De Biasi.
“Shqipëria që besoi”, ka shkruar gazetari italian Di Marzio.

Tutto Sport ka shkruar: “Sadiku shënon, De Biasi ëndërron”.

 

Shpërndaje në: