Rama premton pasaporta dhe traktor për Mavrajn
Kryeministri Edi Rama i ka telefonuar ekipit kombëtar, teksa futbollistët dhe stafi drejtues ndodheshin ende në dhomat e zhveshjes së stadiumit të Lionit.
Nëpërmjet telefonit të mbajtur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, shefi i qeverisë ka uruar lojtarët për fitoren ndaj Rumanisë dhe u ka premtuar të gjithë dhënien e pasaportës diplomatike.
Nuk kanë munguar batutat dhe humori me futbollistët, ndërsa me shaka është premtuar edhe dhënia e një traktori për Mavrajn, shkruan Shekulli.



