2po2, më aktivi në vitin 2016 (Video)

2po2, më aktivi në vitin 2016 (Video)

2po2 del të jetë më aktivi në arenën muzikore vendase, me projektet e lansuara gjatë vitit që po e lëmë pas, raporton emisioni Express në KTV.

Ky konstatim është bërë nga fakti se njëri ndër ikonat e repit shqiptar këtë vit ka publikuar tetë projekte muzikore, ndërsa ai po përgatitet ta lansojë albumin e gjashtë në njëzetvjetorin e themelimit të grupit 2Po2, të cilin e përbënte bashkë me Arben Mehmetin.

Reperi prishtinas brenda vitit 2016 realizoi këngë me: Flori Mumajesin, Ledri Vulën, Elinel, ndërkohë ishte i ftuar së bashku me nipin e tij, Capital T, në këngën “Lejla” të Elvana Gjatës, e cila mund të cilësohet si ndër hitet e këtij viti.

Besniku ia doli ta bindë reperin Unikatil që të rikthehet pas tri vjetësh në skenë, me këngën e përbashkët “Kryt Nalt”.

“Asnjëherë nuk e kam të vështirë t’i bindë bashkëpunëtorët e mi”, kishte deklaruar ai.

Noizy, me shtatë projekte muzikore, si dhe dyshja e llejbellit “Pint”, Mc Kresha dhe Lyrical Son, me gjashtë të tilla, shpërthyen në 2016-ën.

Mozzik, Gjiko, 2 Ton dhe Capital T janë reperët tjerë që renditen pas 2po2-shit me projekte, të cilat i realizuan këtë vit.

Capo ka lansuar pesë projekte muzikore po aq sa anëtari i llejbellit “On Records”, Mozzik, dhe reperi ferizajas 2 Ton.

Këta rep artistë, përpos që krijuan hite në secilin sezon të këtij viti, ata mbesin më të preferuarit e rinisë shqiptare në mbrëmjet muzikore që organizohen brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

 

Shpërndaje në: