Rrëfimi tronditës i yllit të Bundesligës: Mendova vetëvrasjen
Dominguez përmes një video të publikuar në rrjetet sociale të martën ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli, pas lëndimeve të vazhdueshme që kishte pësuar viteve të fundit, që i pamundësonin paraqitjet në fushën e gjelbër, shkruan Albeu.
Dominguez ka thënë se e ka menduar edhe vetvrasjen si opsion. Mbrojtësi spanjoll është shumë i zhgënjyer edhe me qëndrimin e Borusia Monchengladbachut që sipas tij nuk e përkrahu aspak.
“Hera e fundit që kam folur me klubin ishte para 1 muaji. Që nga atëherë askush s’më ka ngushëlluar, as telefonuar. Këto gjëra më kanë futur në një depresion, sa që mendova edhe vetvrasjen. Stafi mjekësor i skuadrës është aq amator, ata janë pjesë e fajit që unë jam në këtë gjendje” është shprehur Dominguez.



