Çfarë do të ndodh në 2017-ën?
Një përshkim mes seriozitetit dhe humorit, por që në të shkuarën i ka qëlluar në të. Guida 2017 sapo është përfunduar dhe përshkruan një të ardhme shqetësuese, duke filluar që nga mbërritja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Protesta të dhunshme në Shtetet e Bashkuara

Në fakt supozohet se kundërshtarët e manjatit/ presidentit do të radikalizohen dhe lëvizje si Occupy Wall Street, apo Black Lives Matter të bashkohen dhe do t’i japin jetë protestave ndonjëherë edhe të dhunshme duke shkaktuar reagime represive.
Këto tensione do të çojnë nga njëra anë në ndarje brenda Partisë Republikane dhe nga ana tjetër në lindjen e një poli demokratik ekstremist, zemra e të cilit do të bëhej Kalifornia, ku biznesmenët progresistë si Elon Musk, themelues i Teslas, do të marrin në dorë drejtimin e lëvizjes.
Fuqizimi i Rusisë

Politikat e Trumpit do të provokojnë ndarje edhe jashtë vendit. Për shkak të një izolimi amerikan gjithnjë e më të theksuar, Gjermania dhe vende të tjera evropiane do të zbusin tensionet me Rusinë në vend që të nxisin një garë të re armatimesh koston e të cilës duhet ta mbajnë vetë.
Nga e gjithë kjo Vladimir Putin del më i fortë dhe Gjermania dhe SHBA do të pranojnë ndikimin e tij në Siri, Ukrainë dhe Bjellorusi. Ai do të njoftojë tërheqjen e tij, duke kompletuar misionin për t’i dhënë Kremlinit lavdinë e mëparshme.
Lufta ekonomike me Kinën

Ndërsa me Kinën gjërat do të shkojnë ndryshe. Trump do të mbajë një profil agresiv dhe do të shkaktojë një luftë tregtare me Pekinin, që rezulton me zhytjen e ekonomisë kineze (dhe ato të shumë vendeve të tjera aziatike) në një depresion të thellë.
Pasojat e shkëputjes nga NATO

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara do të shkëputen nga NATO dhe më pas nga OKB. Shteti Islamik duke përfituar nga kjo përçarje ndërkombëtare do të zgjerojë ndikimin e tij në Azinë Qendrore dhe do të drejtojë Afganistanin kryesisht me trafikimin e drogës.
Kur bota të zbulojë se Koreja e Veriut ka arritur të fuqizojë arsenalin bërthamor, ndikimi amerikan në Azi do të dobësohet, duke shtyrë Donald Trumpin që t’i kërkojë ndihmë Kinës.
Problemet në Evropë dhe Lindjen e Mesme

Lajme të tjera të këqija për Evropën dhe Lindjen e Mesme. Në kontinentin e vjetër, gjendja e pasigurisë vepron si një shtytës për partitë populiste dhe të djathtës ekstreme, duke bërë që Marine Le Pen të zgjidhet në krye të Francës dhe Beppe Grillo në Itali.
Vala anti-evropiane do të shtrihet në institucionet e Komunitetit, me anulimin e Shengenit dhe krijimit të një krize të rëndë monetare. Greqia do të shpërthejë sërish dhe këtë herë nuk do të ketë plan shpëtimi.
Jo shumë larg, kriza në Jemen shkakton një situatë paqëndrueshmërie të rëndë dhe një grusht shteti në Arabinë Saudite, udhëheqja e re e të cilit do ta çojë vendin në luftë me Iranin, rivali historik për hegjemoninë rajonale.
Meksika dhe Kuba

Gjërat nuk janë më mirë në vendet më pranë Shteteve të Bashkuara. Trump do të braktisë politikën e pajtimit me Kubën, e cila nga ana e saj do të vendosë të rigjallërojë lidhjet me Moskën dhe me Pekinin.
Ndërsa Meksika do të shkojë në kaos për shkak të ndërtimit të murit në kufi me SHBA-në dhe kthimit në atdhe të qindra mijëra emigrantëve.
Fuqia e internetit

Në të ardhmen Amazon, Apple dhe Google do të konfirmojnë si qeveritë ndjekin dhe skedojnë çdo lëvizje tonën dhe Wikileaks nuk pret gjë tjetër veçse fillimin e janarit për të ndarë shumë detaje pikante për të shkuarën e Trump.



