Ky është agjenti shqiptar që fitoi 5 milionë euro nga imazhi i Pogbas

Ky është agjenti shqiptar që fitoi 5 milionë euro nga imazhi i Pogbas

Ylli Kullashi është shqiptari i cili ka menaxhuar 40% të të drejtave të imazhit të futbollistit francez, në vitin 2014, duke përfituar rreth 5 milionë euro pas një marrëveshje të futbollistit të Manchester United me kompaninë e njohur Adidas, në vitin 2016, sipas asaj që shkruan gazeta franceze “L’Equipe”.

Një kosovar fitoi rreth 5 milionë euro nga imazhet e Pogbas, sipas “L’Equipe” Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba së bashku më agjentin e tij Mino Raiola kanë përdor një kompani në det të hapur në ishullin Jersey për të fshehur paratë dhe për të ruajtur të drejtat e imazhit të futbollistit për arsye tatimore.

Rrjedhjet e dokumenteve “Football Leaks” të publikuara në mediumin francez Mediapart, pretendojnë se lojtari më i shtrenjtë në botë dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje mes agjentit aktual të tij, Mino Raiola dhe ish-agjentëve Oualid Tanazefti dhe shqiptarit Ylli Kullashi, për të fituar kontrollin e imazhit të futbollistit.

 

Në vitin 2014, ish-agjenti dhe këshilltari i Pogbas, francezi Tanazefti dhe shqiptari nga Kosova Ylli Kullashi, arritën një marrëveshje me Pogban në nëntor të vitit 2014, e cila i dha dy menaxherëve Tanazefti dhe Kullashi të gjitha të drejtat e imazhit të lojtarit për një periudhë prej 15 vjetësh, shkruan Insajderi.

Siç shkruan Mediapart, e cila bazohet në dokumentet e “Football Leaks”, Tanazefti dhe Kullashi blenë të drejtat e futbollistit për një shumë prej 1.8 milionë deri në 5 milionë euro. Në atë kohë, të drejtat e imazhit të Pogbas kaluan tek Tanazefti (i cili mori 60% të të drejtave të imazhit) dhe Ylli Kullashi (i cili mori 40% të drejtave të imazhit) përmes një kompanie nga Luksemburgu.

Në momentin që Raiola u bë përfaqësuesi i lojtarit, ai bëri gjithçka që t’i merrte të drejtat e imazhit të Pogbas, teksa arriti ta bënte një gjë të tillë në vitin 2015. Raiola zhvendosi paratë nga të drejtat e imazhit të Pogbas në Jersey, një ishull në kanalin anglez, në të cilin ka kompani që fshehin paratë (offshore).

Pogba, më 16 mars të vitit 2016, nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë e veshjeve, Adidas, nga e cila do të fitonte 40 milionë euro. Por siç raportonte gazeta e njohur franceze L’Equipe, marrëveshja me kompaninë e Adidasit u bë e mundur vetëm pasi Raiola u pagoi nga pesë milionë euro Tanazeftit dhe Kullashit për të drejtat e imazhit të Pogbas.

Shpërndaje në: